Në Love Story triumfon dashuria, kë zgjodhi Saimiri në përfundimin e natës finale?

Mes emocionesh, surprizash e të papriturash, nisi plot rrahje zemre nata finale e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa tashmë ky show kurorëzoi edhe një çift pas 15 puntatash.Ishte Meri e zgjedhura e Saimirit, protagonistit të kësaj romance, e cila ka pasur disa takime romantike të 33-vjeçarit, ku nuk kanë munguar fjalët e dashurisë dhe puthjet plot pasion.Formula e ceremonisë së trëndafilave ishte ndryshe këtë herë, teksa vajzat ndodheshin në dhoma të ndara dhe nuk e dinin çfarë ndodh në skenë. Ato u thirrën një nga një nga produksioni për të marrë vendimin e Saimirit për to.

“Meri më në fund ja ku jemi, nuk e di a e kishe menduar në fillim që do ishim sot bashkë në finale. Por unë nga momenti i parë që të kam parë kam pasur më shumë se një pëlqim ndaj teje.

Kemi pasur takimet më të bukura bashkë, takimi i parë që unë gatova për ty. Takimi për Krishtlidje që bëmë pemën bashkë. Ishe vajza e vetme që më bëre të bëj byrek. Dhe ky takimi i fundit në Romë ishte për mua takimi më i bukur në Love Story.

Megjithatë kam pasur momente që kam menduar ndoshta ne të dy kemi kërkesa të ndryshme nga jeta.

Ti do të vazhdosh modelingun dhe unë mendoj të krijoj një familje. Ti e sheh jetesën në Shqipëri kurse unë në Gjermani. Sigurisht që ti pyet veten përse po t’i them këto fjalë dhe përgjigja është që ti je e zgjedhura ime”, u shpreh Saimiri.

Ndërkohë Generda, nuk arriti t’ia merrte zemrën Saimirit 100%.

Ata patën takimin e tyre të fundit në Stamboll, një takim mjaft romantik dhe plot ndjesi, ku dyshja i shprehën ndjesitë njëri-tjetrit.

Por siç duket, ndjenja e Saimirit ka qenë më e fortë për Merin, bukuroshen nga Elbasani, e cila arriti të dilte më një partner nga Love Story./tvklan.al

Previous ArticleNext Article