Jonida Vokshi nxjerr foto me vëllain, janë si dy pika uji!

Jonida Vokshi publikoi në rrjetet sociale dy foto me vëllain e saj me rastin e ditëlindjes së tij dhe ndjekësve menjëherë u ra në sy ngjashmëria e madhe mes tyre. “Edhe 100 të lumtura shpirti motrës. Daja Emit, u gëzofsh gjithmonë, të dua shumë”, ka shkruar Jonida ndërsa nuk kanë munguar komentet mbi pamjen e vëllait të saj.

Jonida është shprehur më herët se nuk do dëshironte që Emi të ishte vajzë e vetme. Përkundrazi, sipas saj dy motra ose një vëlla do të ishin ideal për vogëlushen. “ Do dëshironim shumë që të kishim një vajzë të dytë dhe djalë të tretin ose tre vajza. Çfarë të jetë e shkruar dhe kur të jetë e shkruar”, pati thënë ajo.

Previous ArticleNext Article