KreuCelebrity

Nuk ishte zgjedhja e Saimirit; ja ç’bën Generda një ditë më vonë!

Mbrëmja e së hënës mbylli siparin e një udhëtimi disa mujor dashurie. “Love Story” krijoi edhe çiftin e parë nga ku Saimiri zgjodhi si të preferuarën e tij bukuroshen Meri.

Meri dhe Generda ishin dy bukuroshet të cilat e kanë bërë zemrën e 33 vjeçarit të rrahë më fort, por modelja nga Elbasani duket se ka goditur më fort ndjenjat e Saimirit.

Ndërsa Generda do të kthehet në Gjermani, pa një histori dashurie, duket se bukuroshja e refuzuar e ka marrë me sportivitet këtë episod të jetës së saj. Pak minuta më parë Generda ka postuar në instagramin e saj foto dhe video nga nata e mbrëmshme teksa bëhej gati për spektakël!



Ndonëse Generda nuk fitoi një histori dashurie, dhe ndonëse nuk e dimë nëse ka mbetur e zhgënjyer nga zgjedhja e Saimirit, me siguri ajo do ta ruajë kujtime të bukura nga kjo eksperiencë e veçantë! 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF