KreuCelebrity

Aktorja e famshme bëhet nënë; zbulon emrin e bebushit!

Mandy Moore dhe Taylor Goldsmith janë zyrtarisht prindër. Aktorja e “This is Us’ mirëpriti në jetën e saj fëmijën e parë të çiftit që është djalë.

 

Lajmin e bukur e ka ndare me ndjekësit e saj në rrjetin social instagram, vetë aktorja Moore ku shkruan:

“Gus është këtu. Djali jonë i ëmbël August Harrison Goldsmith. Ai ishte i përpiktë dhe erdhi fiks në datën e caktuar, për të na ndiçuar ne prindërve të tij. Ne ishim përgatitur që do të ndjenim një lloj tjetër dashurie, por ajo që po ndjejmë kalon përtej çdo gjëje që ne kishim imagjinuar.”

Moore bëri publik lajmin e pritjes së ëmbël në shtator të 2020-ës, ku lajmëroi se ajo dhe bashkëshorti Taylor së shpejti do të bëheshin prindër. Dyshja e famshme janë martuar në vitin 2018 dhe kanë bashkë një romancë disa vjeçare.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF