Masa të reja ekstreme. Do të shkojmë dy javë në karantinë të plotë??

Gazeta SHQIP mëson se është hedhur ideja për karantine 2 javore nga Komiteti Teknik, por më shumë gjasa shtrëngimi i masave që pritet të behet me dije ditën e nesërme nga Ministria e Shëndetësisë është zgjerim i orës policore, që do nisë nga 18:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.Gjithashtu, gazeta SHQIP mëson se pritet karantinë totale në fundjavë, me të shtunat e të dielat që mund të rikthejnë dhe njëherë tjetër kujtimet e muajit mars të një viti më parë.Shkak për masat ekstreme është zinxhiri i transmetimit të covid-19 me infektimet që jane rritur ndjeshëm dhe të pa përgjegjshmit, të cilët nuk qëndrojnë të karantinuar duke infektuar dhe persona të tjerë.Të dhënat e 24 oreve të fundit me 19 të vdekur dhe spitalet e mbushur me paciente detyrojne Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetin Teknik të shkojnë në këto hapa.Pavarësisht zerave gjithçka do të vuloset nesër nga komunikimi i Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me çfarë pritet të ndodhe në vijim.

Previous ArticleNext Article