Ekskluzive/ Nusret vjen në Shqipëri; ja qyteti shqiptar ku po qëndron!

Kasapi dhe kuzhinieri i njohur Nusret Gokçe këto ditë po qëndron në Shqipëri. Burime të sigurta për bordo.al kanë treguar sevvemri i njohur i kushinës aktualisht po qëndron në qytetin e Korçës.

Ndonëse nuk bëhen me dije arsyet apo personat që qëndrojnë pas ardhjes se Nusret në vendin tonë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se kuzhinieri i famshëm mbrëmjen e kaluar është akomoduar në një prej hoteleve të njohur në qytetin e Korçës, i cili ka qenë i mbyllur për klientët e thjeshtë.

Sakaq në rrjetin social instagram të ‘salt bae’ Nusret që është i njohur edhe  për mënyrën e hedhjes së kripës nuk ka asnjë ‘gjurmë’ për ardhjen e tij në Shqipëri.

Nusret Gökçe, me nofkën Salt Bae, është një kasap, kuzhinier dhe restaurator turk, i cili zotëron Nusr-Et, një zinxhir shtëpish luksoze biftekësh. Teknika e tij për përgatitjen dhe erëzimin e mishit u bë një meme në internet.

 

Previous ArticleNext Article