KreuCelebrity

George Clooney: “Gjatë karantinës laja pjatat dhe vija lavatriçen”!

Në një intervistë dhënë për revistën “W Magazine”, divi i hollywoodit aktori George Clooney ka rrëfyer me humor se gjatë kohës që ishte i sëmurë me koronavirus dhe më pas në periudhën e karantinës bashkë me fëmijët ka kryer  disa punë shtepie, të cilat as që mendohej se do t’i bënte ndonjëherë.“Mund t’ju tregoj se kam zbuluar hobe të reja. Vija dy ose tre lavatriçe në ditë, laja pjatat gjithë ditën. Këta fëmijë janë të papërmbajtshëm. Duhet t’i lash dhe fëmijët e tu herë pas herë…” Ka thënë me humor aktori. Ai dhe Amal kanë 2 fëmijë binjakë, një vajzë dhe një djalë që sapo kanë mbushur 4 vjeçë.Duke vazhduar më tej intervistën aktori ka shtuar që gjatë asaj kohe i është dashur të provonte dhe të eksperimentonte dhe profesione te tjera si atë të berberit.

“Preva flokët e mi dhe të djalit” – ka shtuar ai. “Vajzës jo, Ella është shumë e bukur me flokët e gjatë. Se bëja ndonjë “dëm” tek djali, pa problem, se do i rriten. Im shoqe do më vriste po t’ja prekja flokët e vajzës”.   Ka thënë Clooney me humor. Më parë gjatë një interviste dhënë CBS Sunday Morning, divi amerikan pati rrëfyer ne forme anekdote dhe hsitorinë në lidhje me ardhjen në jetë të binjakëve. “Unë dhe Amal nuk kishim folur për mundësinë për të patur fëmijë. Më pas iu drejtuam një doktori, dhe kur bëmë ekografinë na thanë “Është djalë. Unë thirra i lumtur. “Një fëmijë, kjo është fantastike!” Më pas mjekët shtuan “Ja ku është dhe një tjetër…” Por unë isha i përgatitur për një. Jam i moshuar tashmë. Qëndrova i ngrirë për dhjetë minuta duke parë ekografinë duke u munduar t’ja mbushja mendjen vetes të pranonte fjalën dy.”- ka rrëfyer me humor aktori.  

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF