Hueyda pret fare kacurelat, dhe ne mbetëm pa fjalë!

Hueyda El Saied jemi mësuar ta shohim gjithmonë me kacurelat e saj të bukura, që sikur janë bërë pjesë e portretit të artistes së këndshme e aq të dashur për publikut shqiptar.

Ndonjëherë, na e ka bërë një surprizë duke u shfaqur me flokët e krehur, për t`iu rikthyer pastaj shumë shpejt pamjes së vet të përhershme. Por këtë radhë, Hueyda ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik të paktën për disa kohë: i ka prerë flokët shkurt fare. “Unë nuk mund ta ndryshoj botën, por unë mund të ndryshoj stilin tim të flokëve”- ka shkruar ajo ndërsa mendimet sesi duket më bukur, mund të jenë të ndryshme.

Previous ArticleNext Article