KreuFashion

Ja ushqimet që rrezikojnë buzëqeshjen

Karotat, specat dhe lakra jeshile janë të mira për dhëmbët tuaj, sheqeri, natyrisht, jo. Ja ushqimet që do t’ju surprizojnë me efektet e tyre negative tek shëndeti juaj oral

Nëse doni të keni dhëmbë të shëndetshëm, duhet t’i kushtoni vëmendje dietës suaj. Disa ushqime që ju konsumoni mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve, ndaj zgjidhni produktet e duhura. Po cilat janë ato?

Perimet e freskëta janë të mira për dhëmbët tuaj. Specat, lakra jeshile dhe karota ndihmojnë higjienën e gojës dhe forcojnë mishrat e dhëmbëve. Mbi të gjitha, vitamina A, e cila gjendet me bollëk në speca dhe karota, ju mbron nga pezmatimi i mishit të dhëmbëve.

A e dini që buka e zezë, ose prej thekre me djathë forcon substancën e kockave dhe stimulon prodhimin e pështymës, e cila vret bakteret dhe djathi largon acidet e rrezikshme. Djathi gjithashtu përmban sasi të madhe kalciumi, i cili forcon dhëmbët dhe ndihmon në rimineralizimin e smaltit të dhëmbëve. Po ashtu, brokoli, qumështi dhe pak uji mineral, parandalojnë periodontitin dhe vonojnë humbjen e dhëmbëve të moshës. Kikirikët janë të pasur me kalcium dhe magnez, që janë lëndë ushqyese për dhëmbët. Edhe salmoni dhe peshqit e detit ndihmojnë në mineralizimin e smaltit të dhëmbëve.

Por, jo të gjitha frutat janë të shëndetshme, pasi molla, ananasi dhe portokalli mund të dëmtojnë dhëmbët, po aq sa ëmbëlsirat. Këto fruta përmbajnë shumë acid që mund të sulmojë dhe dëmtojë smaltin e dhëmbëve.

Frutat e varfra me acid, janë: kajsia, banane, manaferra, dardha, pjepri, kumbulla dhe rrushi.

Bëni kujdes me lëngjet e frutave, pasi ashtu si çaji i ftohtë dhe kola, ato përmbajnë një pjesë të mirë të acidit citrik që dëmton smaltin.

Spinaqi mund të dëmtojë dhëmbët tuaj: pavarësisht se përmban shumë vitaminë A, disavantazh është sasia e lartë e acid oksalik, i cili  heq kalciumin dhe mineralet e tjera nga trupi. Kjo është edhe arsyeja pse dhëmbët mund të ndjehen plotësisht të shurdhër pasi hani spinaq. Kini kujdes nga vera e kuqe ose kafeina, sepse ato ngjyrosin dhëmbët njësoj si nikotina e duhanit dhe zvenitin ngjyrën e tyre natyrale. Po ashtu ushqime si: mjalti, çokollata apo bananet duhen ngrënë me sasi të kufizuara, pasi ata përshpejtojnë formimin e pllakave.

Çokollata, patatet e skuqura ose tuli i frutave janë shumë joshëse dhe mendohet se i ndihmojnë dhëmbët, por është më mirë t’i konsumoni ato vetëm një herë në ditë, sepse aciditeti i tyre i lartë do kohë të neutralizohet në gojë, duke bërë që të keni dhimbje të dhëmbëve.

Kujdes! Pavarëisht se çfarë hani, ju do t’i ndihmoni dhëmbët tuaj të jenë akoma më të shëndetshëm, nëse i lani ato të paktën dy herë në ditë, përdorni po ashtu fillin dentar, pasi jo gjithnjë furça ka aftësi të kryejë më së miri pastrimin e gojës tuaj. Mos harroni, shkoni rregullisht tek dentisti dhe pastroni pllakat çdo tre muaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF