KreuCelebrity

Në daljen e parë publike pas lajmit të shtatzënisë; Meghan mendohet se zbuloi gjininë e bebit!

Pak ditë më parë çifti i njohur britanik Meghan Markle dhe Princ Harry ndanë me publikun lajmin se do të bëhen prindër për herë të dytë. Meghan është në pritje të ëmbël dhe ndodhet në tremestrin e fundit të shtatzënisë.

Ditën e djeshme, dyshja e famshme bënë daljen e parë publike, pas lajmit të shtatzënisë dhe sigurisht që kërshëria e njerëzve për të parë si dukej mami në pritje të fëmijës së dytë ishte e madhe.

Nëpërmjet një video live për ‘Spotify’ çifti bënë një fjalim të shkurtër. Meghan dukej pak më e rrumbullakosur në portret, ndërsa një detaj në unzaën e saj bëri të aludohej se mos Dukesha e Sussex zbuloi gjininë e fëmijës. Unaza prej zafiri në ngjyrë rozë, që bashkëshortja e Harryt mbante në gisht i ka shtyrë ndjeësit të mendojnë se çifti i famshëm po pret një vajzë.

Kujtojmë që Meghan dhe Harry mirëpritën në jetën e tyre fëmijën e parë djalin Archie më 6 maj 2019.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF