KreuBusull

Një ishull luksoz privat vetëm për vete; ja sa duhet të paguani!

Tre milje larg brigjeve të Belizës, pranë Ambergris Caye,  në ishujt Karaibe ndodhet vendpushimi privat i ishullit Cayo Espanto. Shtatë vila të izoluara, secila me facilitete private presin në këtë vend magjik pushues nga e gjithë bota.

Pesë vila janë me nga një dhomë gjumi dhe dy janë me dy dhoma gjumi, me një vilë mbi ujë që ju lejon të shikoni peshqit duke notuar poshtë këmbëve tuaja. Dy kamarierë të përkushtuar ju shërbejnë, duke ju ofruar privatësi të plotë derisa t’i dëgjoni ato për të përmbushur tekat tuaja.

Megjithatë ky destinacion luksoz nuk mund të themi se është i lirë, sepse tarifa gjithëpërfshirëse fillon nga 1,695 dollarë për çift. Një opsion tjetër? Marrja me qira e të gjithë ishullit për një grup deri në 18 persona për rreth 15,000 dollarë nata.

Kjo kosto përfshin, menu të personalizuara gatuar nga një kuzhinier i talentuar dhe një staf që ndihmon në krijimin e pushimeve më të paharrueshme të jetës tuaj. Çdo moment është i mbushur me surpriza të lezetshme, që nga mbërritja (kur ju përshëndesin me shampanjë) deri në nisje (kur gjeni rrobat tuaja të lara dhe të palosura për lehtësinë e paketimit). Për aventura jashtë ishullit; ciceroni mund të organizojë ekskursione epike si një turne me helikopter mbi Vrimën e Madhe Blu ose një eksplorim të rrënojave antike të Majave.

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF