KreuCelebrity

“Cmendet” 24 vjecari, tenton të hyjë në shtëpinë e Kim Kardashian: “ Është gruaja ime”!

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, por u raportua vetëm tani dhe menjëherë rrëmbeu vëmendjen e medias. Një 24 vjecar ka tentuar të hyjë me forcë në shtëpinë e yllit të reality show-t, Kim Kardashian në Hidden Hills të Kalifornisë. Kur rojet e sigurisë e ndaluan, ai ka nxjerrë një justifikim të habitshëm, duke thënë se duhet të takohej me Kim pasi ajo është bashkëshortja e tij! Cudia vazhdon me vendimin e policisë për ta lënë të riun të lirë pasi u morn ë pyetje, ndërsa në rezidencën e 40 vjecares, janë shtuar masat mbrojtëse. Kim së fundi është në process divorci me Kanye West, me të cilin kanë qenë të martuar prej shtatë vitesh dhe kanë bashkë katër fëmijë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF