KreuBusull

Halim Kosova për pandeminë; duhen masa të rrepta; më vjen t’i them Ramës ma lër mua në dorë!

Mjeku i njohur gjinekolog Halim Kosova ishte i ftuar këtë të martë në programin “Open” ku përballë gazetares Eni Vasili foli për arsyet që e çuan drejt shkëputjes së PD si dhe shfaqi qasjen e tij për mënyrën si Shqipëria po e menazhon situatën pandemike. Sipas mjekut Kosova qeveria duhet të vendosë masa shumë më të rrepta si mënyrë e vetme për të luftuar virusin.

“Më vjen ndonjëherë ta marr Ramën në telefon dhe ti them; ore ma lë mua këtë punë në dorë dhe ta zgjidh për 2 javë. Mënyrat organizative janë të një impakti të rëndësishëm në shendetin publik.
Jam i prerë për masa shumë shtrënguese, por unë mendoj se jo se s’i mendon qeveria, por duke qenë se ka zgjedhje përpara, dhe po u mbyllëm do e rrënojmë më shumë ekonominë se nuk mund të mbyllemi dhe të mos paguhemi. Unë kam mendimin tim të konsoliduar, që sa më shumë do rrokulliset kjo situatë, hape në 6 mbylle në 5 etj, pa masa drastike, aq më e gjatë do jetë kjo, pasojat e pandemisë. Masat e prera 2 ose më shumë javë do sillnin një reduktim të madh të kovidit. Ne jemi një popullatë që kemi një edukatë shëndetësore të ulët, që merret që në fëmijëri nuk merret tani në pandemi.”; u shpreh Halim Kosova!

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF