KreuBusull

Një vit pandemi; në Shqipëri vdekshmëria është rritur me 39%!

Një vit pandemi; në Shqipëri vdekshmëria është

 

Një vit pas fillimit të pandemisë, pasojat e Covid-19 janë të dukshme, si në rritjen e vdekshmërisë ashtu dhe në ekonomi. Europa ka shënuar recesionin më të keq që pas luftës së dytë botërore, ndërsa rritja e vdekshmërisë në vendet e BE-së në 2020-n është luhatur mesatarisht me 10-20% më shumë në raport me mesataren e 5 viteve të kaluara.

Efektet kanë qenë të dukshme edhe në Shqipëri, por më të larta në rritjen e vdekshmërisë së popullsisë. Në të kundërt ekonomia e ka rimarrë disi veten pas karantinës së fortë mars-majit, për shkak se ndryshe nga shtetet e tjera të Europës, që shtrënguan sërish në dimër, tek ne u morën vetëm masa të lehta kufizuese.

Të dhënat paraprake nga Gjendja Civile, tregojnë se nga marsi i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2021 janë rreth 8,500 vdekje më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej rreth 39%, në raport me të njëjtat periudha të vitit paraardhës./ Monitor.al

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF