Ka ardhur në jetë fëmija i dytë i moderatores Elita Rudi dhe reperit Gjiko.
Burime për ‘telegrafi’ bëjnë me dije se çifti i njohur nga Kosova kanë mirëpritur ditën e sotme fëmijln e tyre të dytë që është vajzë.
Elita ka sjellë në jetë bebushen përmes prerjes cezariane në një spital privat në Prishtinë, ndërsa raportohet se ajo dhe bebushja janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Elita dhe Gjiko janë edhe prindër të Zërit i cili mbushi 2 vjeç pak ditë më parë.