KreuCelebrity

Tjetër tërmet i magnitudës 6 në Greqi, lëkundjet deri në Shqipëri!!

Tjetër tërmet i magnitudës 6 në Greqi, lëkundjet deri

Vetëm një ditë pas tërmetit të magnitudës 6 që goditi Greqinë, një tjetër tërmet ka tronditur vendin fqinj. Edhe lëkundja tjetër e një magnitude të përafërt, 5.8 e ka pasur epiqendrën thuajse në të njëjtën zonë, raportoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës. Epiqendra ishte 16 kilometra në jugperëndim të Elassonas, ndërsa thellësia përsëri ishte në 10 km.  Tërmeti u ndie në një sërë zonash të Greqisë deri në Atikë. Kreu i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, Efthymios Lekkas, e përshkroi tha se kjo e sotmja ishte praktikisht një “surprizë”, pasi u mendua se nuk do të kishte më goditje të forta. Fatmirësisht, këtë radhë ai ishte larg zonave të banuara. Lëkundjet sakaq janë ndierë edhe në Korcë e Pogradec, e madje deri në Tiranë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF