KreuArt

Deri tani Ermal Meta është fitues i Sanremos!

Teksa mbrëmjen e kaluar është mbajtur nata e tretë e Festivalit më të rëndësishëm të këngës në Itali Sanremo, kantautori shqiptar Ermal Meta deri në këto momente është pretendenti kryesor për të fituar çmimin e madh. Pas natës së tretë të dueteve është zbuluar renditja e pretendentëve për çmimin e parë të festivalit muzikor italian Sanremo.

Renditja paraprake: 

1. Ermal Meta

2. Annalisa

3. Willie Peyote

4. Arisa

5. Irama

6. Lo Stato Sociale

7. Malika Ayane

8. Extraliscio feat Davide Toffolo

9. Orietta Berti

10. Maneskin

Meta vjen këtë edicion me këngën ‘Un milione cose da dirti’ (Një milion gjëra për të thënë) teksti i së cilës është vlerësuar si ndër më të bukurit në edicionin e 78-të të Sanremo. 

Urojmë që kjo renditje të qëndrojë kështu dhe Ermal Meta të shpallet për herë të dytë fitues i Sanremo. 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF