KreuCelebrity

Me fund veror e sandale në mes të të ftohtit, sekreti qenka shumë i thjeshtë!

Galina Kutereva është një ruse që ka fituar famë online me pamjen e saj seksi në mes të dimrit, ose më saktë, në mes të acarit. 59 vjecarja nga qyteti Toliatti I Rusisë mban funde verore edhe në temperature -20 °C.

E kanë quajtur “mbretëresha e dëborës”. Po si ia bën? Galina rrëfen sekretin e saj. Është një terapi të cilën e ndjek prej vitesh, e cila e ka ndihmuar të krijojë “imunitet” nga i ftohti. Gjithcka lidhet me mendjen.

“ Është e rëndësishme të ushqesh vetëbesimin tënd dhe të bindësh veten se i ftohti të shëron, nuk të vret”, shprehet ajo. Gruaja thotë se pozitiviteti luan një rol shumë të rëndësishëm në gjendjen e brendshme, e sipas saj mund të të shërojë nga shumë sëmundje. Ajo thotë se me këtë lloj praktike ka shpëtuar nga probleme shëndetësore mjaft të rënda.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF