KreuArt

“We love Spring”, një kopertinë me Saimir Kasemin!

Editorial nga Monopol Boutique dhe Hublot, nga Argjendari Gjikondi

Nga Ilda Lumani

Kopertina e këtij numri të BORDO sjell një frymë rinore, me personazh kryesor Saimir Kasemi, protagonistin e edicionit të parë të Love Story, që u transmetua në ekranin e Tv Klan.
Për herë të parë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të revista BORDO, që prej nisjes së rrugëtimit tonë, Argjendari Gjikondi, promovon markën e luksit Hublot, orët zviceriane, që mban ne duar protagonisti ynë dhe modelet, që e shoqërojnë!


Ndërkaq, editoriali i realizuar me veshjet e markave ndërkombëtare të Boutique MONOPOL (ekskluzivitete të së cilës janë brande si; DSQUARED2, VALENTINO GARAVANI, ALEXANDER MCCQUEEN, BALMAIN, HOUSE OF SILLAGE, ORMOND JAYNE!), që gjendet në zemër të Bllokut, sjell trendet e këtij sezoni.


Ndërkaq sjellim një buqetë personazhesh, të cilët shërbejnë si frymëzim pas këtij viti depresiv që lamë pas… Personazhe që e kanë jetuar vetë Coronavirus-in, apo edhe e kanë shprehur atë në art. Nëse në pamje të parë njerëzit mendojnë se askush nuk ka qenë i motivuar për të krijuar, Fatrin Krajka na dëshmon se edhe në këtë kohë mund të kesh lajme surprizuese. Këtë fund shkurti u lançua në Netflix filmi “Home”, muzika e të cilit mban firmën e pinjollit Krajka, ndërsa Helidon Haliti na sjell pikturat e realizuara gjatë pandemisë, një muzë për t’i shpëtuar ngërçit, që izolimi solli. Skenaristi Pandi Laço në sprovën e tij si shkrimtar sjell të parin roman, Curvid 19. Të tjera histori sjellin personazhet tanë; Greta Lekaj, Oltsen Gripshi, Ermal Meta, Klodiana Shala, Adjona Rukaj e Frako Dine!
Ndërkaq në faqet e modës ripërtëritja që sjell pranvera ndihet nga kopertina, tek editorialet e veshjeve, aksesorëve dhe deri tek kuzhina, faqet e interiorit dhe vendet më të bukura që stina mund të zbulojë!


Në pritje të kohës kur Covid do të jetë një e shkuar, gjithçka pret për t’u jetuar dhe shijuar! Ne ju lëmë takimin e rradhës në muajin prill!
Stinë të mbarë të gjithëve!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF