KreuCelebrity

C`po ndodh me Covid-in në Shqipëri? Ndërron jetë 22 vjecarja nga Erseka!!’

Situata nga Covid 19 në Shqipëri po bëhet gjithmonë e më shqetësuese, pasi është ulur ndjeshëm mosha e viktimave të koronavirusit. Pas lajmit tronditëse të disa ditëve më parë se sëmundja i kishte marrë jetën një 27 vjecareje nga Berati, shënohët tragjedia e radhës. Mësohet se një 22 vjecare nga Erseka është shuar po prej Covidit. Ajo kishte 10 ditë e shtruar në spital, dhe katër ditët e fundit i kishte kaluar në intubim. Fatkeqësisht Euxhena Jorgji nuk ka mundur të fitojë betejën me vdekjen. Mësohet se ajo vuante dhe një sëmundje autoimmune e njohur si lupus. 22-vjeçarja studionte në Tiranë për Financë. Ata që e njihnin e kanë përshkruar si një “vajzë shembullore, me nota të mira, të thjeshtë e të dashur”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF