KreuCelebrity

Versace risjell në pasarelë Gigi Hadid 6 muaj pas lindjes!

Më shtator 2020 supermodelja Gigi Hadid u bë nënë për herë të parë teksa mirëpriti në jetën e saj bebushen Khai. Kuptueshëm mami Gigi 6 muaj pasi solli në jetë bebushen është gati për të dalë në pasarelë, sepse format e saj fizike tashmë janë aty ku duhet. Ka qenë shtëpia e modës Versace ajo që ka ngritur në pasarelë modelen 25 vjeçare për të prezantuar koleksionin Vjeshtë/Dimër 2021/ 2022.

Gigi Hadid  pozoi dorë për dore me motrën e saj Bella, e veshur me një korse të zezë me shkëlqim, xhaketë, fund, geta të trasha të zeza dhe çizme të stilit platformë. 

Ky është rikthimi i parë në punë për supermodelen e famshme duke qenë se pas lindjes së vajzës, Gigi u largua nga ekrani, duke preferuar të qëndrojë pranë familjes në shtëpinë në Bucks County, Pennsylvania.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF