KreuCelebrity

Zbulohet gjinia e bebit nr 2 të Meghan dhe Harry!

 

Në intervistën e kësaj së diele përballë Oprah Winfrey çifti Meghan, Harry zbuloi gjininë e bebushit të dytë. Së shpejti vetëm pas pak javësh famljes do t’i shtohet një vajzë, dhe Harry u shpreh gjatë bisedës me Oprah se është shumë i lumtur që do të bëhet baba i një vajze.

Kur Oprah pyeti Dukën e Sussex se cilat kanë qenë reagimet e tij ndaj zbulimit të seksit të fëmijës së palindur, Harry tha shumë sinqerisht: “E mahnitshme. Unë thjesht u ndjeva mirënjohës. Të kesh një fëmijë, një ose dy, është e pabesueshme. Së pari kisha një djalë dhe pastaj një vajzë, çfarë mund të kërkoja më shumë. Tani kemi familjen tonë, ne të katërt dhe dy qentë tanë. Fantastike është fantastike”

Meghan ndodhet në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël ndërsa dyshja janë prindër të një djali Archie i cili mbush 2 vjeç më 6 Maj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF