KreuCelebrity

Barku i rrumbullakosur ‘tradhëton’ Orinda Hutën!

Prej disa ditësh në mediat online e rrjete sociale po qarkullon lajmi se Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë në pritje të fëmijës së parë. Ndonëse nga ana e dyshes nuk ka patur ende një reagim rreth lajmit të bukur, duket se një foto e postuar në intasgramin e saj e ka ‘tradhëtuar’ moderatoren e “Jo vetëm modë”.

Orinda Huta ka postuar një video në instastoryn e saj dhe barku nën fustanin ngjyrë rozë duket dukshëm i rrumbullakosur. Në fakt kohët e fundit ajo ka zgjedhur të mbajë vetëm veshje të gjera, ç’ka ka bërë të lindin dyshimet për pritjen e ëmbël.

Sakaq nga ana e Orindës dhe Turit nuk ka patur ende një qasje publike rreth këtij lajmi e duket se kanë zgedhur të shijojnë pritjen e ëmbël në privatësi të plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF