Ogerta Manastirliu e konfirmon: Varianti britanik i Covid ndodhet në Shqipëri!

Variant i ri britanik i Covid-19 që ka prekur pothuajse 70  shtete ka mbërritur edhe në vendin tonë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një deklarate për shtyp.

“Në vlerësimin e e situatës janar-shkurt, në laboratorin e virologjisë janë analizuar kampionet PCR, laboratori ka përdorur kite specifike, të interpretuar të dhënat, dhe në këtë rast ISHP ka bashkëpunuar me ISHP të Ankarasë. Rezultatet treguan se kampionët janë të infektuara me variantin e ri, mbajnë shenjë të stacionit britanik. Ky mutacion është varianti britanik, që është në qarkullim në 70 vende. Dyshimet e arsyeshme që patën ekspertët e ISHP, që rritën transmetueshmërinë, është e konfirmuar që Shqipëria ka në qarkulli mvariantin britanik të COVID-19.”- tha Manastirliu.

Specialistët britanikë e kanë vlerësuar mutacionin e ri të Covid-19 si shumë më tepër infektues e fatkeqësisht edhe fatalitetet në jetë të humbura me variantin e ri janë shumë më të mëdha.

Manastirliu ka konfirmuar gjithashtu se masat për kufizimin e përhapjes së COVID-19 nuk do të ndryshojnë.

Previous ArticleNext Article