KreuCelebrity

Pas lajmit se Ajola Xoxa ka qenë e lidhur me Kastro Zizon, reagon publikisht bashkëshortja e Erion Veliaj!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj fton shpesh artistë të ndryshëm të cilët pranojnë publiksht se e përqafojnë mënyrën e menaxhimit të Tiranës nga Veliaj. Së fundmi ishte kantautori Kastro Zizo ai që ju bashkua grupit të artistëve që mbështesin Erion Veliajn, dhe kjo ‘dyshe’ është bërë shkak që në rrjet të ndizet thashethemi se Kastro ka qenë i dashuri i Ajolës në kohën e gjimnazit.

Njëri prej komentuesve e ka pyetur drejtpërdrejt Xoxën në një postim, dhe kjo e fundit nuk nguroi aspak t’i kthejë përgjigje.

“Videoklip shumë i bukur. Po për Kastro Zizon do  bësh videoklip? Meqë thonë se e ke pasur të dashur në gjimnaz?”, shkruan komentuesi

Kastro Zizon, ose Klevis Begen, jo vetëm qe nuk e kam patur KURRË  të dashur, por as që nuk kam dalë ndonjëherë me të, e as qe nuk e kemi pëlqyer ndonjëhere njëri-tjetrin, madje as miq nuk kemi qenë ne gjimnaz; ishim tek Petro Nini Luarasi, por në klasa paralele, pra të ndryshme. Të vetmet gjëra qe na bashkonin ishin olimpiadat e fizikës dhe muzika (kur isha në gjimnaz këndoja edhe unë, ndërkohë Kastro me mikun e tij të ngushtë Renin patën formuar grupin « 2Farm », që u bë shumë i famshëm në atë kohë, dhe më patën kërkuar të këndoj një kënge me ta. Kënga u regjistrua në studio, por unë nuk dola kurrë në skenë me ta, sepse më pas u largova për studime jashtë Shqipërisë). Kështu që edhe pse kemi 20 vite që njihemi, thjesht e përshendesim njëri tjetrin me respekt, kaq”, shkruan Ajola Xoxa. 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF