KreuHoroskop

Horoskopi ditor, e premte 19 mars 2021

Horoskopi ditor, e premte 19 mars 2021

Dashi

Zbulimet e papritura mund të sqarojnë shumë gjëra. Gjëja më e këndshme do t’iu japë mundësinë për të pasur një vështrim pak më ndryshe në botën tuaj të brendshme por edhe në situatën materiale. Ju do të jeni në gjendje që të korrigjoni një gabim dhe të shpëtoni nga pasojat negative të shkujdesjes suaj.

Demi

Informacionet që do të merrni sot do t’ju japin shpresë. Idetë unike dhe vendimet që do merrni me mendjen tuaj, do të jenë mjaft premtuese. Më konfuz do të jeni lidhur me çështjet romantike, rreth të cilave keni menduar jo pak javëve të fundit.

Binjakët

Binjakët mund të zhvillojnë objektiva të reja, por papritmas mund të nisin të shohin planet nga një kënd tjetër. Problemet dhe mendimet e të tjerëve do t’iu shqetësojnë po aq sa tuajat. Në mënyrë që të siguroni suksesin e ideve tuaja, përpiqnuni të tregoni interes për nevojat dhe mendimet e të tjerëve.

Gaforrja

 

 

Mund të rifreskoni perceptimin tuaj ndaj botës. Mendimet dhe besimet tuaja mund të ndryshojnë papritmas. Ju mund të zbuloni anët e panjohura në një sistem të njohur dhe do e gjeni veten të përfshirë plotësisht.

Luani

Më 19 maj do të karakterizoheni nga pesimizmi i tepruar. Ju do të jeni në gjendje që të kapërceni vështirësitë dhe të shmangni shqetësimin rreth jush. Një dështim i papritur mund të ndërpresë një urë të bukur lidhëse.

Virgjëresha

Partnerët dhe bashkëpunëtorët tuaj mund të ndryshojnë befas duke ju habitur plotësisht. Në bashkëpunim me ta, ju mund të ndryshoni mendimin e tyre lidhur me një çështje parimore për ju. Virgjëreshat që kanë lindur në mes të shtatorit do të shohin një efekt më të dukshëm pozitiv nga ngjarjet që po zhvillohen.

Peshorja

Konkluzionet e padobishme dhe parashikimet për shëndetin tuaj nuk do të realizohen sot. Ju do të jeni në gjendje që të gjeni një zgjidhje të veçantë për çdo situatë. Mund të keni nevojë për trajtim mjekësor, në të kundërt planet tuaja do të anullohen.

Akrepi

Do të rendni ndaj ndryshimeve dhe risive në lidhjet tuaja personale. Nëse kjo nuk ndodh ju do të keni mundësi të mrekullueshme për të rifreskuar skenarët tuaj. Më 19 maj ju mund të gjeni mirëkuptimin e gjatë që keni pritur me partnerin.

Shigjetari

Është koha për të futur ndryshime në jetën tuaj të brendshme dhe kjo do të lejojë që problemet të shmangen sa më shumë. Idetë e shkëlqyera dhe të freskëta do të lindin në mendjen tuaj dhe kjo gjë do të mundësojë përmirësimin e kushteve në familje dhe në punë.

Bricjapi

Mund të krijoni një përshtypje tepër interesante gjatë një udhëtimi të shkurtër. Ju do të mësoni një lajm unik, i cili do të vijë nga një burim jozyrtar, metodat e punës dhe rrugët e njohjes me njerëzit do të jenë të mërzitshme.

Ujori

Dita është e mirë për blerje të veçanta. Ju do të gëzoni për diçka që keni blerë për veten apo të afërmit tuaj. Çelësi për të qenë të lumtur, është që të merreni me një qëllim interesant dhe emocionues.

Peshqit

Dita e sotme është mjaft komode dhe ajo favorizon idetë e çmendura. Tekat dhe dëshirat tuaja mund të rezultojnë ngjitëse edhe për njerëzit e tjerë. Ky është moment i mirë për të bashkëvepruar me miqtë tuaj, të afërmit dhe fqinjët.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF