“Më komandon gruaja”, reperi shqiptar befason me sinqeritetin!

Përpara disa muajsh, deklarata e tij se nuk e lejoi të shoqen të punonte gjatë shtatzanisë, dhe disa e interpretuan gabim rrëfimin e tij dhe thanë se dukej sikur reperi po vendoste për gruan e vet, Ermirën. Por Gold Ag tregoi në një intervistë për “Glamour Zonë” në Rtv Ora, se në fakt është krejt e kundërta, dhe ajo e komandon atë.

Gazetarja e pyeti nëse është ai që merr vendimet ne familje dhe vendos për të shoqen, dhe reperi I dha këtë përgjigje: “ Kohën kur unë e ndalova të punonte ajo ishte shtatzënë. Ajo kishte dëshirën për të punuar, ndërsa unë kisha frikë se mos infektohej. Kisha frikë të dyanshme, se mbase i ndodhte diçka e keqe edhe gruas edhe fëmijës. Edhe nëse ajo ka gabim për diçka unë nuk e ndaloj, thjesht i them që ka gabim. Unë i marr mendim për shumë gjëra, edhe përpara se të dali ndonjë këngë e re pyes rrethin tim, por i marr mendim edhe asaj. Pse mos ta pyes komandantin? “, tha duke qeshur ndërsa shtoi se “më mirë të të komandojë gruaja se të tjerë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article