KreuCelebrity

Dua Lipa dhe momenti i sikletshëm gjatë Grammy-t: “Më jepni pak ujë!”

Dua Lipa rrëmbeu një tjetër cmim “Grammy” si albumi më i mirë i zhanrit pop, ndërkohë në vitin 2019 ishte shpallur artistja e re më e mirë e vitit. Ndërkohë, këngëtarja shqiptare në ceremoni pushtoi zemrat e publikut edhe me pamjen e saj prej `perëndeshe`.

“Best Pop Vocal Album për Future Nostalgia! Një mbrëmje e mrekullueshme, faleminderit Grammy. Faleminderit Donatella Versace dhe skuadra e Versace për fustanin tim të ëndrrave dhe për gjithë veshjet e mia të ëndrrave gjatë natës! Jam kaq me fat për dashurinë tuaj dhe mbështetjen!”, shkroi ajo e emocionuar. Por ai që nuk u pa ishte një moment i sikletshëm për Duan, dhe videoja që e tregon është bërë virale ne rrjet. Në një moment kur po pozonte, ajo nis të kollitet keq dhe kërkon ujë nga dikush pranë saj për t’u qetësuar.

oh NOOOOO pic.twitter.com/uIOgiQJPtX

— Lex (@glitterstrands) March 15, 2021

Këngëtarja shqiptare u rendit në krye të listës së revistës së famshme  “Vogue” si artistja që u vesh më mirë në ceremoninë e sivjetshme të “Grammy”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF