KreuBusull

Ishulli i njohur, vendi i parë në botë që arrin imunitetin e tufës; gati për të pritur turistët!

Seychelles mund të jetë vendi i parë në botë që do të arrijë imunitetin e tufës, falë dhurimeve të vaksinave nga India dhe Emiratet e Bashkuara.

Vendi ishullor pritet të hapet për të gjithë turistët, përveç atyre që vijnë nga Afrika e Jugut, më 25 mars. Ky do të jetë një lajm i mirë për ekonominë e vendit që varet shumë nga turizmi. Deri më tani, ata që vinin në vend duhet të qëndronin në karantinë, në një hotel enkas për qëndrimin, por kjo nuk do të kërkohet më pas 25 marsit.

Vizitorët duhet të prenotojnë në një nga 700 strukturat turistike të certifikuara – lista do të publikohet së shpejti. Për sa kohë që akomodimi është i rezervuar, nuk ka kufizime dhe lejohet udhëtimi në 115 ishuj. Monitor.al

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF