KreuCelebrity

Delinda Disha e imiton, Alketa Vejsiu: “Zëvendësuesja më e denjë”!

E ftuar në celjen e sezonit të katët të Piter Panit, Delinda Disha mori disa komplimente të papritura nga prezantuesja Alketa Vejsiu. Delinda ka rrëmbyer zemrat e publikut me imitimet e personazheve të ndryshme, të cilat i ka arritur me mjaft mjeshtëri. Një prej tyre është edhe vetë Alketa, e cila jo vetëm nuk e ka marrë për keq këtë fakt, por përkundrazi, e ka lavdëruar aktoren e humorit, duke thënë se kishte për të vlerësim maksimal.

“Është shumë bukur të kesh Alketën tjetër këtu, zëvendësuesen më të denjë që mund të kisha unë… Ku je o Delinda Disha, ku je?! Po ç’më ke bërë atë personazh aq simpatik moj Delinda, më ke bërë të qesh aq shumë në Historitë e Sevdasë që ke rrëfyer në Klanifornia”,- tha Vejsiu. “Prandaj edhe unë të bëra, që ta kishim suksesin e garantuar”, u shpreh Delinda.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF