KreuCelebrity

Harry fillon punë si gjithë të tjerët, por qenka një pozicion i cuditshëm!

Harry fillon punë si gjithë të tjerët, por qenka një

Pas vendimit për t`u larguar nga familja mbretërore e për të nisur një jetë të re me të shoqen, Meghan Markle dhe djalin e tyre Archie, princi Harry ka hequr dorë nga titujt mbretërore. Cifti është vendosur prej kohësh në Kaliforni, ku vazhdojnë jetën luksoze. Por së shpejti, ata do të behen me një fëmijë të dytë. Harryt i shtohen përgjegjësitë, e kjo duket ka qenë një nga arsyet që e ka shtyrë të sillet si një “njeri i zakonshëm”: të hyjë në punë!

Ai do të ketë një vend si shef i ndikimit në kompaninë “Better Up”. “Ajo që më tërhoqi vëmendjen në BetterUp ishte misioni i kompanisë për të zhbllokuar potencialin tek njerëzit duke kërkuar nevojën për inovacion, ndikim dhe integritet. Unë personalisht kam parë që puna me një trajner të BetterUp ishte e çmuar. Një trajner vërtet i mrekullueshëm, më ka dhënë këshilla të mira dhe një perspektivë të re”- është shprehur princi për punën e re të cuditëshme!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF