KreuCelebrity

‘Një bebe është rrugës’; Mbretëreshë Elisabeth II gati për t’u bërë sërish stërgjyshe

Një tjetër bebush është rrugës në familjen mbretërore britanike!  Urimet kësaj here shkojnë për  Zara Tindall, vajzën e Princeshë Anne e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.

Lajmin e ka konfirmuar burri i saj Mike Tindall, i cili gjatë podcastit të tij u shpreh:

“Ka qenë një javë e mirë për mua, kam bërë një eko të vogël javën e kaluar. Tindall i tretë është rrugës”.

Mbesa e Mbretëreshë Elisabeth II, Zara  39 vjeç dhe Mike 42 vjeç, janë martuar nëntë vite më parë, dhe kanë dy vajza të vogla: Mia 6 vjeç, dhe Lena 2 vjeç.

“Unë do të doja një djalë këtë herë, unë kam dy vajza, unë do të doja një djalë. Por e di që do ta dua qoftë djalë apo vajzë – por të lutem bëhu djalë!”; tha me të qeshur Mike

Zara është vajza e vetme e Princeshë Anne, vajzës së vetme të monarkes Elisabeth II.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF