KreuCelebrity

Fifi rrëfen cfarë ndryshoi pas dobësimit: “Dikur më thoshin motër, tani më kërkojnë të dalim..”

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Filloreta Raçi, që ndryshe e njohim si “Fifi” , I befasoi të gjithë me ndryshimin drastik në peshë. Edhe pse dukej e kënaqur me pamjen e saj, Fifi duket vendosi se ishte koha për një ndryshim, dhe ia doli me sukses!

Pasojat e këtij ndryshimi ka filluar t`I ndiejë dhe në marrëdhënien e saj me meshkujt. Që prej dobësimit, Fifi e tërheq më shumë vëmendjen e tyre. Në një bashkëbisedim në ‘Instastory’, njëri prej ndjekësve e pyet nëse ka ndryshuar marrëdhënia e saj me meshkujt. Fifi u shpreh se ata që më parë e thërrisnin motër, sot duan të dalin me të për ta njohur ndryshe. “Duke u bazuar tek mentaliteti i shqiptarëve a ka pasur dallim në ofertat e meshkujve drejt teje pas dobësimit”. “100%. Ka dhe prej atyre që dikur më thoshin motër, sot jo më. Tani duan të dalin me mua të më njohin ndryshe”, ka thënë këngëtarja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF