KreuBusull

Pandemia Covid-19; bizneset që humbën dhe ata që fituan në Shqipëri!

Pandemia Covid-19; bizneset që humbën dhe ata që fituan në

Pandemia e Covid-19 që prej më shumë se një viti ka mbërthyuer gjithë botën kuptueshëm që ka ndikuar ndjeshëm në aktivitetin e disa bizneseve të cilët nuk kanë patur mundësi të ushtrojnë aktivtetin e tyre për shkak të izolimeve të herëpashershme e rregullave anti-covid që ka diktuar OBSH apo qeveritë përkatëse në ccdo shtet.

Sa i përket vendit tonë, sipas instat  për 9 mujorin 2020, ekonomia është tkurrur me 5.52%.

Sektorët që u goditën më shumë në Shqipëri:

Ndalimi i udhëtimeve dhe i aktiviteteve turistike, që ende po vijon, ka bërë që agjencitë e udhëtimit të jenë më të goditurat në vend nga pandemia. Pas rënies së aktivitetit me 86% në tremujorin e dytë, në periudhën e karantinës, vera vijoi me tkurrje prej 57%. Ndërsa në tremujorin e fundit, rënia u përshpejtua sërish në -66.4%, teksa as të huaj nuk erdhën dhe as shqiptarët nuk udhëtuan jashtë për festat e fundvitit.

Në të njëjtën linjë, aktiviteti i hoteleve është i dyti me rënien më të madhe. Volumi i aktivitetit të këtij sektori që vitet e fundit kishte marrë hov për shkak të rritjes së numrit të turistëve, ra me 63% gjatë periudhës së karantinës

Një prej aktiviteteve më të përhapura në vend është ai i bareve dhe restoranteve. Në fund të vitit 2019 kishte rreth 17 mijë subjekte që ushtronin këtë aktivitet, ose 15% e totalit. Por, karantina e mars-majit dhe më pas kufizimet në oraret e mbrëmjes kanë bërë që ky aktivitet të jetë në vështirësi. Indekset e volumit ranë me 55% në tremujorin e dytë. Në periudhën në vijim, ndonëse sektori e mori veten, ai u tkurr me 19% në tetor-dhjetor.

Sektori i katërt me rënien më të madhe është ai i transportit, si ajror ashtu dhe urban e ndër qytetas. Volumi i aktivitetit u tkurr me 40% në periudhën e karantinës dhe në tremujorin e fundit të vitit, rënia u zbut në 18%.

Pandemia përshpejtoi ecjen e ngadaltë të bizneseve drejt teknologjisë. Shitjet e pajisjeve kompjuterike u rritën në tremujorin e dytë, sipas Indeksit të tregtisë me pakicë të INSTAT. Në të njëjtën linjë, orientimi i punës nga shtëpia, apo diversifikimi drejt shitjeve online nxitën kërkesën për më shumë teknologji informacioni.

Aktiviteti i programimit të kompjuterëve është i vetmi që ka shënuar rritje në të gjithë tremujorët, duke kulmuar në një zgjerim vjetor prej 34% në muajt e fundit të vitit.

Për shkak të nevojës së shtuar për komunikim, si rrjedhojë e distancimit social, “Informacioni dhe komunikimi” ka arritur të ruajë nivelet e një viti më parë, me një tkurrje prej 5.8% vetëm në tremujorin e dytë, ndërsa më pas i është rikthyer rritjes së lehtë.

Viti 2020 nuk nisi i mbarë për sektorin e ndërtimit, që u step pas tërmetit me pasoja shkatërruese të 26 nëntorit. Rimëkëmbja filloi që në tremujorin e dytë(+2.5%) për të kulmuar në të katërtin, kur sektori pa një zgjerim prej 25%. Ngritja e kullave, hoteleve, por edhe procesi i rindërtimit kanë ndikuar në këtë tendencë.

Sektorë të tjerë me rritje

Në tremujorin e fundit, rritje pozitive shënuan sektori i energjisë  (+16.3%), tregtia (+2%), prodhimi i mobilieve (+2.4%), metalurgjia (+32%), si rrjedhojë e rritjes së Kurum,  tregtia me shumicë e pakicë (+4%), Aktivitete inxhinierike dhe arkitekturore; analiza dhe testime teknike (+54%).

Sipas INSTAT, indeksi i vlerës për “Produkte farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike”, u rrit me rreth 22% si në tetor ashtu dhe në nëntor, në krahasim me muajt përkatës të një viti më parë. Ndërsa në dhjetor, kur kulmoi pandemia e Covid-19, treguesi në vlerë u rrit me 26%. (Në të njëjtat nivele është rritur dhe treguesi në volum) Monitor.al 

 

Tags:

Home Business

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF