KreuBordo Men

Homazhe për 5 vjetorin e vdekjes së këngëtarit Princ, del ena me hirin e tij!

Me rastin e 5 vjetorit të ndarjes nga jeta e legjendës së muzikës rok Princ, shtëpia, e cila ishte njëkohësisht dhe studioja e tij muzikore, Paisely Park, do të hapet falas për cilindo që kërkon t’i bëjë homazh idhulllit të muzikës.

Ndërmjet sendeve dhe objekteve të artistit, do të jetë prezente dhe ena me hirin e këngëtarit legjendar nga Minneapolis-i. Më parë, më kërkesë të afërmëve të këngëtarit, ena që mbante hirin e divit të muzikës ishte vendosur në një vend jo shumë të dukshëm nga publiku. Numri i vizitorëve do të 1400 vetë, të cilët do të ndahen në 70 grupe, dhe që do ta vizitojnë shtëpinë për gjysëm ore. Trupi i këngëtarit të famshëm u gjet i pajetë në ashensor në 21 prill të vitit 2016 në Paisley Park. Rokstari amerikan në fakt nuk ishte ndjerë mirë në mesin e muajit prill të atij viti, megjithatë kjo nuk e pengoi të ngjitej në skenë një ditë më pas në 15 prill për një koncert, i cili rezultoi të ishte dhe koncerti i fundit për të.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF