Ndërron jetë nga Covid aktori shqiptar, interpretoi tek “Sulejmani i madhërishëm”!

 

Jë lajm tronditës ka mbërriti nga vendi fqinj, Maqedonia e Veriut. Mediat atje raportojnë se aktori shqiptar, Luran Ahmeti ka ndërruar jetë në moshën vetëm 46 vjecare nga koronavirusi. Ahmeti nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen.

Ai ishte I shtruar prej disa ditësh në Klinikën Infektive në Shkup, por përpjekjet e mjekëve kanë qenë të kota për ta shpëtuar. Luran Ahmeti ishte shumë i njohur për një sërë rolesh në teatër, ndërsa ishte shfaqur dhe në serialin shqiptar “O sa mirë” . Por mbi të gjitha ra në sy me interpretimet në serialet turke si “Sulejmani i madhërishëm” dhe “Lugina e ujqërve”,  të cilat i dhanë famë edhe jashtë kufijve.

Previous ArticleNext Article