“ Nuk dua më, ka shumë negativitet”, modelja braktis rrjetin social!

Ka qenë përherë tepër aktive në rrjetet sociale, e sidomos Tëitter-in e përdorte shumë. Ndaj ndjekësit u habitën kur Chrissy Teigen njoftoi se pas 10 vitesh që I `bombardon` me statuse e bashkebisedime, ku përfshinte shpeshherë dhe cështje personale, modelja papritur vendosi ta braktiste këtë platforme. Arsyeja? Prej saj nuk merr më kënaqësinë dhe mbështetjen e pretenduar, përkundrazi, negativiteti I përcjelle ka nisur të rëndojë aq sa të kthehet në një bezdi për të.

“Hey. Për më shumë se 10 vite, ju keni qenë bota ime. Sinqerisht ju kam borxh shumë për këtë botë që krijova. Është koha që të them lamtumirë. Kjo gjë nuk po më jep pozitivitet, por po më servir vetëm gjëra negative”, ka shkruar ajo duke e sqaruar një herë e mirë këtë punë!

Previous ArticleNext Article