KreuCelebrity

Kampioni i golave është edhe romantik; Sokol Çikalleshi rrëfen gjestin më të ëmbël për bashkëshorten!

Ai është një kampion golash që numëron rreth 100 goditje të suksesshme në fushën e kundërshtarit! Sokol Çikalleshi ishte i ftuar këtë të hënë në “Në kurthin e Piter Pan’ ku përballë kureshtarëve të vegjël si rrallëherë rrëfeu detaje nga jeta e tij personale.

A është romantik një futbollist? Cili ka qenë gjesti më romantik që Çikalleshi ka bërë për bashkëshortën? Ishin dy prej pyetjeve të shumta që gazetarët e vegjël  drejtuan sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

“Mundohem herë pas here. Edhe pse si futbollist e kam kohen të cunguar, mundohem të gjej kohën për familjen se është gjëja më e shtrenjtë. Mbaj mend që për 8 Marsin e parë pasi kishte sjellë në jetë vajzën, i kam dhuruar lule në stadium, ku ishin 10-15 mijë veta”, -është shprehur ai.

Futbollisti ka treguar gjithashtu tatuazhin që ka bërë në kurriz, dedikuar bashkëshortes. Ai ka ulur xhaketën për të treguar tatuazhin, që ishin sytë e partneres së tij, Kornelias.

A ka më romantik se kaq?!

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF