KreuCelebrity

Origjina e koronavirusit, SHBA paralajmëron: Qeveria kineze ka ndihmuar në mënyrë të hapur OBSH-në për raportin!

Qeveria amerikane është shprehur e shqetësuar mbi metodologjinë e proçesit të raportit të paraqitur nga OBSH- mbi origjinën e koronavirusit, duke u shprehur haptazi se pala kineze ka ndihumar këtë të fundit në nxjerrjen e konkluzioneve. Të gjitha këto deklarata u bënë nga Sektretari amerikan i Shtetit Anthony Bliken gjatë një interviste televizive. Raporti i misionit të OBSH-së në janarin e shkuar në Wuhan ka disa të dhëna të cilat akoma ngjallin mosbesim. Sipas skuadrës prej 34 ekpertësh ndërkombëtarë dhe kolegëve të tyre kinezë, është konsideruar nga “e mundur” në “shumë e mundur” hipoteza që Covid -19 është transmetuar tek njeriu nga lakuriqët e natës ndërmjet një kafshe tjetër. Por nga ana tjetër mbetet akoma në fuqi hipoteza që virusi ka dalë nga laboratori i Wuhanit. Përveç të tjerave ende nuk zgjidhur misteri mbi origjinën e SARS –CoV-2. Gjë që e ka detyruar dhe vetë kreun e OBSH-së, Teodros Adhamon Ghebreyesus të nënvizojë se “të gjitha hipotezat kërkojnë studime të mëtejshme dhe të detajuara.” Pikë së pari të gjendet kafsha e cila ka transtuar virusin tek njeriu. (Sipas rapotit mund të jetë dhe bizoni). Mungon dhe fjala e fundit mbi mënyrën e transmetimit direk të njeriut nga mishi i grirë. Sipas OBSH-së mundësia është shumë e vogël, por që nuk prejashtohet. Pista e mishit të grirë është një pistë shumë e rrahur nga Pekini, të cilët kanë ngulur shumë këmbë. Idea e origjinës me agjentin patogjen nga vende të tjera u përdor shumë,  për vetë faktin që Kina u mundua të mbrohej nga akuzat e mos menaxhimit të pandemisë dhe gjendjes së emergjencës.

Adminstrata Trump u hodh menjëherë kundër shettit kinez, duke e akuzuar se hipoteza e vetme ishte ajo e daljes së virusit nga laboartori. Me ardhjen e Bidenit, nuk është se ka ndyshuar shumë. Fakti që raporti i OBSH-së u prit me skepticizëm, tregon se politika e ndjekur është pothuajse e njëjta. “Jemi shumë të shqetësuar mbi metodologjinë dhe mbi proçesin e elaborimit të dhënave “– ka thënë Bliken. E thënë hapur se sipas tij autoritet kineze kanë ndihmuar në shkruajtjen e raportit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF