KreuCelebrity

Po vjen bebi numër 2; aktorja e njofton shtatzaninë në mënyrën më shik!

Me një fustan që të kujton personazhin e saj nga filmi i Sofia Coppolas mbi Marie-Antoinette, aktorja e famshme Kirsten Dunst njoftoi se është sërish shtatzënë. Fotot e realizuara për kopertinën e W Magazine mjaft bukur nga Zoë Ghertner, ishin një reminishencë e motiveve floreale të mbretërorve francezë, dhe të kujtonin disi kostumet që ylli hollivudian veshi dhe vetë në atë film.

Kirsten zgjodhi po të njëjtën mënyrë për të njoftuar dhe shtatzaninë e parë, kur u shfaq me barkun e rrumbullakosur dhe veshje të markës amerikane Rodarte. “Është koha për fëmijë dhe qëjf. Unë s’kam qenë kurrë nga ato që thoja se më duhet një bebe në fakt. Por kjo vazhdoi deri në kohën kur lindi vajza të cilën kam pagëzuar. E dua shumë, por gjithsesi është një lloj dashurie e cila nuk shpjegohet derisa e përjeton vetë. Kjo është ajo ç’ka dua tani”, pati thënë atëherë 38 vjecarja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF