KreuCelebrity

Aktori i njohur largohet nga filmi ‘Billion Dollar Spy’ pas pretendimeve për përdhunim

Armie Hammer është hequr nga filmi i fundit i mbetur në axhenden e tij pas një pretendimi për përdhunim.

Sipas Variety, ai nuk do të luajë më Mads Mikkelsen në dramën e Luftës së Ftohtë ‘The Billion Dollar Spy’. Aktori i Hollivudit u akuzua për përdhunim në fillim të këtij muaji, një pretendim që ai e mohon.

Policia e Los Anxhelosit ka thënë se ylli i ‘Social Network’ dhe ‘Call Me By Your Name’ është një i dyshuar nën hetim të sulmit seksual që u hap në Shkurt.

Një grua 24-vjeçare e njohur si Effie bëri pretendimin gjatë një konference shtypi në fillim të këtij muaji. Ajo tha se përdhunimi i pretenduar ndodhi në 2017.

Avokati i tij e ka përshkruar pretendimin si “të pavend” dhe tha se të gjitha marrëdhëniet e Hammerit me gruan ishin “plotësisht konsensuale, diskutuar dhe dakorduar paraprakisht, dhe bashke pjesëmarrëse”.

Aktori kohët e fundit ka lënë edhe dy produksione të tjera të ardhshme të filmave dhe TV.

Hammer duhej të shfaqej së bashku me Jennifer Lopez në filmin ‘Shotgun Wedding’, por u tërhoq në janar pasi mesazhet private që ai dyshohet se dërgoi me detaje fantazish shqetësuese seksuale u shpërndanë në internet. Ai është zëvendësuar nga Josh Duhamel.

Ishte planifikuar gjithashtu të luante në ‘The Offer’, një seri rreth krijimit të filmit ‘The Godfather’. Në ‘Million Dollar Spy’, ai ishte vendosur të luante një operativ të CIA-s në Moskë 1970 dhe 80 i cili merr sekrete ushtarake nga një inxhinier sovjetik. Drama do të drejtohet nga prodhuesi britanik i filmit Amma Asante. Përfaqësuesit e Asante dhe kompania e filmit Walden Media nuk pranuan të komentojnë më tej. BBC gjithashtu ka kontaktuar përfaqësuesin e Hammerit.

Largimi i tij do të thotë se filmat e vetëm që ka dalë Hammer janë ato ku xhirimet kishin përfunduar para se akuzat të fillonin të shfaqeshin. 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF