KreuBusull

Fëmija poston një ‘tweet’ të pakuptimtë nga llogaria e agjensisë nukleare të Amerikës

Fëmija poston një ‘tweet’ të pakuptimtë nga

Një fëmijë i vogël padashur shkaktoi konfuzion gjatë fundjavës duke postuar një ‘tweet’ të pakuptimte në llogarinë zyrtare të Komandës Strategjike të SH.B.A.

Agjencia është përgjegjëse për ruajtjen e armëve bërthamore të Amerikës. Disa përdorues të mediave sociale kishin frikë se llogaria mund të ishte hakuar. Por që atëherë është zbuluar se një anëtar i vogel i familjes së menaxherit të medias sociale të llogarisë ishte përgjegjës për postimin , “; l ;; gmlxzssaw“, i cili më pas u fshi brenda disa minutash.

Filed a FOIA request with U.S. Strategic Command to see if I could learn anything about their gibberish tweet yesterday.

Turns out their Twitter manager left his computer unattended, resulting in his “very young child” commandeering the keyboard. pic.twitter.com/KR07PCyCUM

— Mikael Thalen (@MikaelThalen) March 29, 2021

Faqja e lajmeve Daily Dot zbuloi aksidentin, pas një kërkese të ‘Lirisë së Informacionit’ për agjencinë. “Menaxheri i Twitter-it te komandës … per nje moment la llogarinë e Twitter të hapur dhe të pashoqëruar”, tha përgjigja, duke shtuar se ai ishte duke punuar nga shtëpia. “Fëmija i tij shumë i vogël përfitoi nga situata dhe filloi të luante me celularin dhe për fat të keq, dhe pa e ditur, postoi “, thuhej në të.

Një zëdhënës gjithashtu konfirmoi se sugjerimet që llogaria ishte hakuar ishin false. “Absolutisht asgjë e keqe nuk ndodhi,” shtoi deklarata.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF