Granit Xhaka i bën një super dedikim bashkëshortes me rastin e ditëlindjes!

Jo vetëm kampion në fushë, por duket se Granit Xhaka është edhe një kampion zemre teksa nuk resht së shprehuri dashurinë për bashkëshorten e tij. Ditën e sotme Leonita feston ditëlindjen e në morinë  e urimeve që bashkëshortja e futbollistit ka marrë, me siguri dedikimi i Granitit do të jetë më kuptimploti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

“Zemra ime! Të uroj nga zemra gëzuar ditëlindjen. Urimet më të mira për ditëlindjen tënde. U bëfsh edhe 100 vjeç. Paç gjithmonë shëndet, fat, mbarësi e lumturi”, ka shkruar ai në urimin për Leonitën bashkangjitur një kolazhi të bukur fotosh me kujtime të ndryshme nga marrëdhënia e tyre disavjeçare.

Kujtojmë se çifti pak ditë më parë zbuluan se janë në pritje të fëmijës së dytë. Ata janë prindër të një vajze të quajtur Ayana, ndërsa edhe bebushi që po vjen është sërish vajzë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article