KreuCelebrity

Në ditëlindjen e Turit, Orinda zbulon gjininë e bebushit!

Turjan Hysko ka festuar ditëlindjen e 36-të që këtë vit e gjeti si babi në pritje. Në pamundësi për të festuar siç do të dëshironin, për shkak të pandemisë çifti ka festuar në shtëpi ndërsa Orinda kishte përgatiur dy torta me rastin e ditëlindjes së bashkëshortit dhe babait të vajzës së saj.

Të vajzës thamë? Por, duket se Orinda dhe Turi sapo e zbuluan gjininë e bebushit.

Krahas një video të producentit me dy tortat e ditëlindjes, Orinda shkruan “Të dua”, teksa e shoqëron me këngën e Beyonces, “Daddy Lessons”, ku mund të dëgjohen fare qartë fjalët “Daddy’s little girl”.

Nuk mendojmë se zgjedhja e kësaj këngë ka qenë rastësore ndaj urime mami dhe babi në pritje për bebushen ngjyre rozë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF