KreuKuzhine

Sot dita ndërkombëtare e makaronave Carbonara; receta e këtij gatimi Italian!

6 prill është dita ndërkombëtare e makaroneve Carbonara, një gatim tradicional Italian që ka bërë xhiron e botës.

Dhe për ta kremtuar këtë datë ashtu siç e do tradita, le të përgatisim Carbonarat në shtëpi sipas recetës së mëposhtme:

Përbërësit

350gr makarona

4 të verdha veze

150gr pançeta te tymosur

2luge vaj ulliri

djathë

kripë

piper

Përgatitja

Ziejmë makaronat spageti në një tenxhere me ujë të kripur

Ndërkohe në një tigan skuqim pançetën e prerë në kubik me 2 lugë vaj ulliri derisa të bëhet paksa krokante (rreth 4 minuta). E heqim nga zjarri dhe e leme të ftohet.

Në një enë qelqi rrahim të verdhat e vezëve me djathin e deles, shtojmë piper sipas deshirës dhe në momentin e fundit (përpara se t’i bashkojmë me makaronat) shtojmë pançetën e skuqur

Kullojmë makaronat dhe i hedhim në enën e qelqit duke i përzjere mirë me salcën e përgatitur më sipër. I servirim të ngrohta duke i spërkatur sipër me pak piper te zi (sipas deshires) dhe djath dele te grire.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF