KreuCelebrity

Arbana Osmani vesh fustanin e para 8 viteve, dhe duket kaq bukur

Arbana një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe një ndër më të suksesshmet e vendit tonë. Ajo është shumë aktive në Instagram dhe çdo ditë ndan me ndjekësit detaje nga jeta e saj.

Arbana pak muaj më parë është bërë nënë për herë të dytë dhe ajo që bije në sy është se shumë shpejt moderatorja u rikthye në të njëjtën formë trupore si para lindjes.

Sot para regjistrimit të programit të saj “Dua të bëj të lumtur”, Arbana ka publikuar një video në Instagram ku tregon që ka veshur një fustan të para 8 viteve, edhe pse me pak vështirësi.

“Ia dolëm të mbërthejmë dhe fustanin e para 8 viteve”, shkruan moderatorja.

Një motivim ky për të gjitha mamat e reja, të cilat mund të kenë merak nëse pas lindjes do ta arrijnë apo jo peshën e mëparshme.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF