KreuCelebrity

Krizë përpara dasmës? C`po ndodh me Can Yaman dhe të dashurën e tij italiane!

Mediat po gëlojnë; aktori I njohur turk me origjinë shqiptare dhe prezantuesja e famshme italiane Diletta Leotta, një prej cifteve “më të bukur” të momentit, pritej ta conin lidhjen e tyre drejt kurorëzimit në martesë.

Por thuhet se dyshja po kalon në një krizë, dhe fansat janë duke ndjekur me kujdes lëvizjet e tyre këto kohë. “Gossipetv.com”, kujton sesi aktori, gjatë një udhëtimi të fundit në Itali, I bëri partneres një propozim tejet romantik. Megjithate, vetëm pak ditë pasi u shfaqën të lumtur përpara kamerave dhe gjërat dukej se po shkonin mjaft mirë, dicka ndodhi.

Se cfarë, mediat nuk e kanë zbuluar ende, por kërkojnë ta kuptojnë. Diletta është parë vetëm në Milano, dhe në një video që ka qarkulluar në rrjet, kur pyetet se ku është Can, ajo përgjigjet “ Pa koment”! Ndërkohë ai vetë duket se është në Turqi, e në mediat sociale është postuar një foto ku shihet me të ëmën, Guldem, ndërsa profili i vet në Instagram rezulton i mbyllur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF