KreuCelebrity

Për të la të shoqin e tre fëmijët, i dashuri i aktores kapet “mat” me një femër tjetër!

Që kur nisi lidhja e tyre, dyshja ka qenë në vëmendjen intensive të mediave rozë. Raportetg tregojnë se gjërat janë bërë aq serioze, sa Megan Fox dhe Machine Gun Kelly po planifikojnë dasmën, sapo aktorja e Transformers të finalizojë divorcin me ish bashkëshortin, Brian Austin Green.

“ Megan dhe reperi janë shumë të dashuruar, dhe kanë një marrëdhënie shumë të fortë, e cila duket se po shkon drejt kurorëzimit”, pohuan burime pranë ciftit. Padyshim, duhet të ishte vertet një ndjenjë shumë e fuqishme ajo që e shtyu 34 vjecaren të linte të shoqin dhe tre fëmijët për një partner, i cili është dhe shumë më i ri në moshë.

Ndërkohë, reperi është fotografuar së fundi me një bjonde misterioze, dhe është përpjekur shumë t`i shmangë paparacët e të komentojë mbi interesin e tyre për vajzën në fjalë. Ai u përpoq shumë të dilte fshehurazi nga klubi i natës me vajzën ende te paidentifikuar nga dera e pasme e godinës. Ata u larguan bashkë dhe kengetari, ende nuk ka dhënë një shpjegim për këtë!

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF