KreuCelebrity

Beatrix dhe Anxhelina, sqarohet sherri i bujshëm mes kushërirave!

Nga kushërira, por edhe mikesha të pandashme papritur disa kohë më parë mes Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj nisi një konflikt, i cili u pa qartë edhe në rjetet sociale, ku ato as nuk e ndiqnin më njëra-tjetën. Së fundmi, në një rrëfim për “Prive”, Anxhelina sqaroi gjërat janë sqaruar. Për një kohë të gjatë u aludua në mediat rozë se shkak i sherrit ishte bërë grimieri, Ariel. U tha se Beatrix i kishte kërkuar Ariel-it ta ndihmonte për karrierën e saj në Amerikë, por Anxhelian qe bërë xheloze. Kjo e fundit megjithatë i hodhi poshtë të tillë zëra.

Shkruhen shumë gjëra në internet dhe nganjëherë them që do të nxjerr një story dhe do t’i sqaroj, por pastaj them se pse të sqarohem se njerëzit kanë për të folur çfarë të duan dhe kështu që me Beatrixin ka  qenë një zënkë e tipit: pse ma dhe e pse ta dashë, jepma mua, e pata unë, pa lidhje. Beatrixit i met hatri shumë. Më pati hequr nga followersat, e pati me mua dhe hoqi mamin, Agnesën, i hoqi të gjithë. Pastaj dhe unë e mbajta inatin, thoja pse ma ka hequr folloë-in.Unë u bëra gati të thoja se nuk ka lidhje çfarë thonë njerëzit se unë Beatrixin e kam si Agnesën, motër. Normal që të mbet hatri shumë tek dikush që e do sesa tek dikush që nuk të intereson, kështu që më vinte shumë inat kur thonin njerëzit që janë “hangër” se s’ka dashur që Arieli t’i ndihmojë. Unë për të ndihmuar Trixin bëhem copë vetë. Më vinte shumë inat kur thonin njerëzit që janë zënë për këto gjëra banale, por nuk është e vërtetë, ka qenë një zënkë, një diçka pa lidhje në shtëpi ashtu por ka qenë hëna më e plotë a nuk e di dhe e ka mbajtur më shumë inatin.”-ka shpjeguar ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF