KreuBusull

Arkitekturë/ Bjarke Ingels: Qytetet e së ardhmes do të jenë të gjelbra…!

Arkitekti i njohur danez, Bjarke Ingelsi cili pak kohë më parë ishte në Tiranë për të projektuar Teatrin e ri Kombëtar me kompaninë e tij BIG, gjithmonë ka arritur të godasë në shenjë me krijimet e tij, duke treguar jo thjesh që është një ndër më të talentuarit, por edhe se filozofia e ndërtesave që mbajnë firmën e tij, duhet që të kenë si kriter, ruajtjen dhe mbrotjen e mjedisit. Nisur nga kjo filozofi shumë të tjerë e kanë ndjekur arkitektin danez, duke transformuar qëndra industriale në zona tërësisht të gjelbra…! Por si e imagjinon ai të ardhmen e qyteteve tona?

Si e imagjinoni qytetin ideal të së ardhmes?

Kjo është një pyetje disi qesharake! A e shikoni serialin Ëestëorld në HBO? Është një shfaqje e bërë nga dy miqtë e mi, Jona Nolan dhe Lisa Joy. Unë i ndihmova ata duke i këshilluar se si mund të duket një e qytet në një ardhshme të mundshme. Ata regjistruan sezonin tre në 2019 dhe kur e shoh sot, më duket si një vizion për të ardhmen e qyteteve tona, e cila padyshim duhet të jetë një qytet shumë më i gjelbër.

Ne kemi filluar të shohim këtë lloj qyteti në Neë York, Vjena dhe Singapori…

E drejtë, dhe mendoj se disa nga transformimet më emocionuese që kanë ndodhur në Nju Jork gjatë dy dekadave të fundit kanë si qëlllim kthimin e natyrës në mes të botës së qytetëruar. Nëse shikoni në këtë qytet zonën Tudor, ndërtesat përgjatë lumit Lindor, ato janë transformuar nga një zone industrial në një metropol të mbushur me gjelbërim të harplisur. Tani ajri është bërë më i pastër dhe ne papritmas po zbulojmë se ka natyrë, qoftë edhe përmes atyre kopshteve të vogla mbi çati dhe tarraca! Kur erdha në Neë York 10 vjet më parë për të punuar me Organizatën Durst, ne prezantuam idenë e një oborri në një rrokaqiell. Një nga bashkëpunëtorët e mia ishte skeptik derisa përfunduam punimet, por më pas më dha të drejtë.

Në Berlin, çdo kompleks apartamentesh ka hapësirën e vet të vogël të oborrit të gjelbër.

Edhe në Skandinavi! Edhe pse moti nuk është shumë me diell, gjatë dekadës së fundit, papritmas kemi zbuluar se hapësira ka. Për mua projektet më emocionuese janë parqet. Një nga parqet më të bukur është bri lumit Hudson, ku ne zonën e shinave të dala jashtë përdorimit e kthyem në një park.

Ndërtesat tuaja gjithmonë janë shumë futuriste, si e transformuat fabrikën CopenHill?

Në rastin e CopenHill, mrekullia është se teknologjia që përdorëm brenda këtij termocentrali e bën atë prodhojë energji të pastër, nuk ka toksina që dalin nga oxhaku. Ne po i tregojmë botës se teknologjia e pastër, industria e pastër, energjia e pastër nuk është e mirë vetëm për mjedisin, është gjithashtu e mahnitshme për njerëzit që jetojnë përreth tij. Tani e kemi të qartë të gjithë se e ardhme e arkitekturës duhet të shihet e lidhur me mjedisin, ndryshe ne nuk mud të jetojmë shëndetshëm në qytetet që po ndërtojmë.

A duhet që ambicia e dizajnimit të një ndërtese të kalojë përtej bindjeve të arkitektit?

Po, mendoj se një nga mënyrat për të zbuluar veten, ka lidhje edhe me kërkesat që ka klienti. Sigurisht, nuk mund të shkelim rregullat e gravitetit, por duhet që ajo që ndërtojmë të jetë një zgjidhje standard, që respekton mjedisin ku jetojmë, jo gjithmonë kërkesat e klientit. Mua më ka ndodhur që të refuzoj projekte, të cilat pasi i kam krijuar ato nuk kënaqnin shumë klientin, edhe pse ky i fundit kishte më shumë interes për strukturën, sesa për ndikimin që ato do të kishin rreth e përqark. Unë e respektoj inovacionin, por shpesh mënyra më e mirë për të dalë nga situate të papritura, është thjsht të ndalosh dhe të shkosh në rrugën që ecën normalisht.

Po teknologjia sa rëndësi ka në zbatimin e ketyre risive?

Mendoj se ardhja e bujqësisë së integruar urbane do të transformojë pamjen dhe ndjesinë e qyteteve tona.  Imagjinoni kur të arrini në një qytet, ju ecni më makinë nga nga aeroporti përmes djerrinave industrial të mbushura me gjelbërim, një peizazh që ka nisur të shfaqet ngado.

Por kur bëhet fjalë për shumë fitime, a do ta merrnit sërish të njëjtin vendin?

Ekologjia dhe ekonomia janë dy faqe të së njëjtës medalje. Nëse dëshironi një zhvillim afatgjatë ekonomik dhe ekologjik, nuk mund të jetë njëra ose tjetra. Unë përpiqem që të respektoj në rradhë të parë mjedisin, por kur bëhet fjalë për shifra të mëdha, nu kdo të thotë se joshem, por ama i bind që të ndryshojnë mendim, duke i treguar shëmbuj konkretë, se gjelbërimi do ta na japë më shumë frymëmarrje, por edhe jetagjatësi, në të kundërt, nuk kemi pse ndërtojmë.

A keni frikë se risia arkitektonike do të bëhet e zakonshme në të ardhmen?

Një nga autorët e mi të preferuar është Ëilliam Gibson, një nga gjyshërit e cyberpunk dhe ai thotë: E ardhmja është tashmë këtu, thjesht nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë”. Mendoj se kjo është e vërtetë sepse shumë nga gjërat që do të krijojmë në të ardhmen, ne po u japim formë që tani, sepse kudo që të shkojmë e të kthehemi, klasikja mbetet gjithmonë një busull orientimi në të gjitha sektorët e jetës, e sidomos në arkitekturë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF